Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Qipro me rezultat 62:79, në kuadër të përgatitjeve për Eurobasket.
Ndeshjet e ngjeshura përgatitore bën që Kosova sot më shumë se kurrë të ndjente lodhje, pasi lojtarët në parket nuk kishin atë freskinë e duhur për ta përballuar Qipron.
Duhët theksuar se Kosova çerekun e parë të ndeshjes e mbylli në favorin e saj me rezultat 20:14, kurse në tre çerekët tjerë qipriotët ishin më të mirë se sa të përzgjdhurit e Arben Krasniqit.
Koshashënuesit më të mirë te Kosova ishin, F. Rugova me 18 pikë, Sina shtoi 8 dhe Dolleman 7, kurse te Qipro më efikasët ishin Patntoris me me 16, Panteli dhe Koronides me 11 pikë të shënuara.