Klubi i pasur kinez, Shanghai Shenhua ka të gatshme një superofertë për kapitenin e Chelsea John Terry, i cili e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Antonio Conte.
Sipas mediave angleze, Shanghai Shenhua për John Terry ka bërë gati një pagë prej 12 milion funtash në sezonë, ofertë e cila është duke u shfyrtuar me shumë kujdes nga kapiteni i Chelsea.