Lajm fantastik ka ardhur nga UEFA për të gjithë adhuruesit e futbollit kosovar, e sidomos për zyrtarër e klubeve kosovare, e që ka të bëjë me liçencimin e tyre pranë qeverisë më të madhe të futbollit evropian.

Trepca 89, Prishtina, Llapi dhe Feronikeli kanë marrë liçencën për garat e UEFA-s për sezonin 2017/2018, mëson “Korneri.net”.

Sipas këtyre informacioneve, Trepça ’89 do të marrë pjesë në kualifikime për Champions League, kurse Llapi do të jetë pjesëmarrës në Europa League nësë e fiton Digitalb Kupën, nëse jo atehërë në kualifikime për garën numër dy të organizuar nga UEFA do të marrë pjesë nënkampioni i Kosovës./Korneri.net.

Artikulli paraprakSHGSK-ja pjesëmarrëse në Kongresin e 80-të të AIPS-ës
Artikulli tjetërAmerikanët e Trepçës në udhëkryq? Nuk kanë para të kthehen në shtëpi, rrezikojnë të mbesin edhe pa dhoma gjumi!!!