Skuadra angleze e Chelsea është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për transferimin e James Rodriguez nga Real Madrid.
Reprezentuesi kolumbian dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu për shkak të hapësirës së kufizuar për lojë në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane.
Kurse, e përditshmja sportive madrilene “AS”, ka bërë të ditur se “Blues” e kanë bërë gati ofertën për James.
James kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain e Arsenal.