Sulmuesi i kombëtares shqiptare po ndiqet me interes nga gjigandët turq të cilët po interesohen seriozisht të bëjnë të vetin sulmuesin kavajas.

Skuadra e cila ka në pronësi Cikalleshin, Istanbul Bashaksehir, ka për momentin në huazim nga Besiktas sulmuesin Pekmetek dhe dëshiron ta blejë përfundimisht ndërsa Cikalleshi pëlqehet nga Besiktas dhe kjo marrëveshje mund të bëhet e mundshme shumë shpejt.

Ky shkëmbim i dy lojtarëve pritet të bëhet pasi është dëshira e të dy klubeve që kjo marrëveshje të arrihet. Nëse kjo marrëveshje bëhet e mundur, Cikalleshi mund të përfitojë rreth 1 milion $ në sezon dhe pritet të ketë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e cila sapo u shpall kampione e Turqisë./Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Conte shpërblehet me çmimin më të madh për trajner gjatë një sezoni
Artikulli tjetërAlarmohet Stokholmi: Finalja e Europa League rrezikohet nga sulmet terroriste