FC Prishtina mbështet kryetarin e FFK-s, Fadil Vokrri për ndërprerjen e
garave!

Prishtinë, 2 mars, 2017 – Ka kohë që Prishtina ka ngritur zërin alarmues.
Por, duhet të na e konfirmojnë inspektorët e UEFA-s, se me dy stadiumet, ai qytetit të Prishtinës dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë janë larg
riparimeve. Stadiumi i qytetit në Prishtinë është duke u “rinovuar” edhe
më ngadalë se hapat e breshkës, kurse në “Adem Jashari” në Mitrovicë as që
ka filluar puna.

Pra, Prishtina, mund të jetë skuadra e parë që mund t’i bashkëngjitet
hapave të Federatës për ndaljen e futbollit.

Shtrojmë pyetjen, për çka vlen të luhet kur shteti nuk e bënë as
përpjekjen minimale që t’iu mundësoj skuadrave të garojnë në gara
ndërkombëtare?

Po ashtu FC Prishtina është në pritje të realizimit të premtimit të
Komunës së Prishtinës se deri në fund të muajit shkurt do të procesohet në
Kuvend miratimi i ndarjes së lokacionit për kompleksin sportiv.
Investimi është në rrezik dhe më 13-14 mars, nënkryetari i Bundesligës,
Helmut Hack sërish do të vizitoj Prishtinën për të parë se deri ku ka
arritur procedura, përderisa duhet kujtuar, se hapësira, dikur fusha
ndihmëse afër stadiumit të qytetit, sot përdoret për biznes privat.

Ora është “5 në 12”! Është koha që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin
hapat urgjent për interes nacional! Dhe, ne ende shpresojmë se do të
mbajnë fjalën e në afatin kohor dhe do të kryejnë detyrat që janë të
ngarkuar për qytetarët e vendit.

Artikulli paraprakVIDEO/ Lutja e lojtarit mysliman të Deportivos po bën xhiron e botës
Artikulli tjetërFOTO/ Pa fjalë! Shikoni gjendjen e rënduar të lojtarit që dëmtoi Torres