Etrit Berisha ka folur për mikrofonin e Supersport, pas takimit me Marokun. Me portierin e Kombëtares shqiptare u prek pikërisht tema e nxehtë e eksodit kuqezi. Ai deklaroi që tashmë e ka zgjedhur përfaqësuesen e tij, pasi dhe më herët ka deklaruar që dëshiron të përfaqësojë gjithë shqiptarët.
“Unë e kam zgjedhur përfaqësuesen time. E kam thënë dhe më herët që unë do të luaj për një Kombëtare që përfaqëson gjithë shqiptarët. Nuk e kam diskutuar nëse do ta lë ose jo Shqipërinë, pasi që në momentin e parë e kam vendosur”, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprakJa ku transferohet Sissoko
Artikulli tjetërAlban Meha në superformë përpara sfidës me Finlandën [FOTO]