Kosova do të luajë kundër Kroacisë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Për këtë ndeshje trajneri Albert Bunjaku do të ketë në dispozicion edhe dy futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për portierin Adis Nurkoic dhe Arbër Zenelin. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, i cili ka deklaruar: “Arbër Zeneli dhe Adis Nurkovic pritet që gjatë kësaj jave të marrin lejen e FIFA-s dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Kroacisë”.

Kujtojmë që Kosova do të luajë përballë Kroacisë në datën 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Artikulli paraprakNesër shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës
Artikulli tjetërTrajneri kroat paralajmëron Juventusin