Sipas raporteve më të fundit të “Corriere dello Sport”, mesfushori i Atalantës, Franck Kessie, i ka thënë një “po” përfundimtare Milanit, duke preferuar skuadrën e drejtuar nga Montella përpara ekipit tjetër italian të Romës, shkruan “Korneri.net”.

Në këtë pikë, gjithmonë sipas të përditshmes sportive romane, është e mundur që negociata të mbyllet gjatë javës. Më herët Atalanta kishte kërkuar shtyrjen e çdo diskutimi për shkak të sfidës direkte mes skuadrave, e cila u mbyll 1-1 dhe që i dha mundësinë ekipit të Gasperinit të jetë i sigurt të paktën për pjesëmarrjen në paraeliminatoret e Europa League-s sezonin tjetër.

Shifra e operacionit duhet të jetë e njëjta me të cilën “La Dea” kishte gjetur akordin me Roma-n: 28 milionë euro./Korneri.net.

Artikulli paraprakLajmi “bombë” vjen nga Franca: Morata në Ligue1, por jo te PSG e as Monaco…..
Artikulli tjetërFormula 1: Hamilton fiton duelin me Vettel në Spanjë