Giani De Biasi ka folur për “sportnews”, në Supersport për vendimin që Rashica mori të largohej nga Kombëtarja. Trajneri Italian është shprehur që kishte disa ditë që e kishte marrë vesh vendimin e Rashicës, megjithatë “misteri” thekson që çdo njeri është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij, ku duhet të vendosë me zemër dhe jo i shtyrë nga të tjerët.

“E dija prej disa ditësh që Rashica ka zgjedhur Kosovën. Ndjej një keqardhje shumë të madhe. Mendoja që ky do të ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë në dhjetë vitet e fundit. Nuk duhet të fshihemi, mendoj që zgjedhja e tij ka qenë e kondicionuar nga fakti që ai nuk u zgjodh për Europian. Ndoshta dikush tjetër e ka shtyrë të marrë një vendim të tillë. Më vjen keq më shumë për tifozët kuqezi pasi ata e duan Kombëtaren Shqiptare dhe duan që secili prej lojtarëve që kanë origjinë Shqiptare të përfaqësojnë Shqipërinë. Megjithatë ccdo kush është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij, mjafton që kjo të jetë zgjedhje zemre. Unë gjithnjë e kam thënë, një që zgjedh Shqipërinë, duhet ta ndjejë një gjë të tillë pa kushte. Unë nuk ndihem përgjegjës që ai zgjodhi Kosovë. Zgjodha 23 lojtarë që kishin kontribuar edhe më parë dhe i shpjegova Rashicës gjatë stërvitjes që do të ishte emri më i rëndësishëm i eliminatoreve të rradhës. Kam folur me pothuajse me të gjithë lojtarët, dhe shumica ma kanë konfirmuar zyrtarisht që nuk do të largohen. Mund të konfirmoj që do të largohet Herolind Shala që do të luajë për Kosovën. Edhe për të vlen e njëjta gjë, fakti që nuk u grumbullua në Europian ka ndikuar në zgjedhjen e tij”, deklaron De Biazi.

Artikulli paraprakBunjaki i befason të gjithë me reagimin e tij
Artikulli tjetërPas largimit të tre futbollistave, ja dy shqiptarët që De Biasi do ftojë në Kombëtare