Trajneri i përfaqësuesës së Kosovës, Albert Bunjaki gjatë ditës së sotme publikoi listën e të përzgjedhurëve të tij për ndeshjen kualifikuese e cila zhvillohet ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.

Bunjaku gjatë konferencës për shtyp pohoi se ka një problem te formacioni i tij, pasi kapiteni Samir Ujkani, ka pësuar një lëndim dhe nuk është e sigurt se do të mbrojë në këtët ndeshje.

Adis Nurkovic është portier i dytë, por përkundër kësaj burime të Korneri.net, mësojnë se gjasat për të qenë titullar i ka portieri aktual i Trepçës89, Bledar Hajdini.

Nëse gjithçka zyrtarizohet sa i përketë mungesës së Ujkanit, atëherë Bunjaki pritet të ftojë një tjetër portier nga superliga e Kosovës në futboll.

Artikulli paraprakKonferenca për shtyp: Bunjaki bënë të ditur listën e futbollistëve të ftuar (Foto)
Artikulli tjetërNr1 i Barcelonës: Dështova si lojtar, por jo si trajner