Një 17-vjeçar është therur me thikë në ora 19 Prishtinë, sulmi ka ndodhur në rrugën “Gustav Majer”.

Reth orës 22:00, policia ka konfirmuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 22:00 jemi njoftuar nga QKUK se personi nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra nga arma e ftohtë- thikë, dhe i njëjti ka ndërruar jetë”,
Më herët policia konfirmoi për një rast të therjes më thikë në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Bëhet e ditur se 17 vjeçari me inicialet Sh.P, ishte fubollistë i disa prej skuadrave të mirënjohura të Regjionit e Prishtinës, kurse së fundmi ishte anëtar i Kekut nga Obiliqi.

Redakisa e Korneri.net i shprehë ngushëllime të sinqerta familjës të ndjerit.

Artikulli paraprakPenalltia në Juve-Inter, interpretimi i një ish-gjyqtari
Artikulli tjetërTragjike: Ky është futbollisti i ri që u therr për vdekje në Prishtinë [FOTO]