Ferizaj është mposhtur bindshëm nga Feronikeli sot me rezultat 0-4, por kjo sikurse nuk mjaftoi pasi gjatë këtij takimi Ferizaj, humbi dhe futbollistin me përvojë të madhe Shpëtim Babaj, i cili ka lënduar keq dorën gjatë kësaj përballje.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të dorës së Babaj, por një gjë është e sigurt se në rast të ndonjë mungese më të madhe Babaj do të prishë shumë planet e trajnerit Beqiri.

Ferizaj javën e ardhshme udhëton drejt Mitrovicës, për tu ndeshur me liderin aktual Trepça89.

Artikulli paraprakBesa bën detyrat ndaj Hajvalisë
Artikulli tjetërSuperliga: Mysafirët mbizotëruan javën e 24-të