Skuadra më e madhe kroate Dinamo Zagreb që është një hap larg ta humbë titullin e kampionit, nga edicioni i ardhshëm pritet të përforcohet me kosovarin Liridon Latifi, mëson Korneri.net.
23-vjeçari i cili po luan për mrekulli te Skënderbeu, ka mahnitë edhe zyrtarëte klubit kroat të cilët pritet ta transferojnë për 800.000 euro, shkriuan Korneri.net.
Deri më tani Latifi në 33 ndeshje për klubin shqiptar ka shënuar 10 gola e 6 asistime.

Sipas mediave kroate, Dinamo që nga viti 2015 është duke e përcjell Latifin, dhe nuk ka qenë ndoshta fshehtësi interesimi për lojtarin i cili para pak kohe debutoi edhe te Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen miqësore përballë Bosnje dhe Hercegovinës. /Korneri.net

Artikulli paraprakSkandali: Lajm i keq edhe për Chelsea
Artikulli tjetërBarcelona e përshëndeti Osasunan në ligën e dytë me shtatë gola