Kampioni aktual i Kosovës, Trepça ’89 ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut të majtë Arb Manaj, i cili u transferua nga Dukagjini i Klinës, shkruan Korneri.net.
Manaj më herët ka qenë pjesë e përfaqësueseve U17 dhe U19 të Shqipërisë, dhe bëhet fjalë për një lojtar shumë cilësor.

Nga ana tjetër Llapi ka transferuar edhe një ish-anëtar të FC Prishtinës, Gentrit Begolli mëson Korneri.net. Ai menjëherë pasi është larguar befasisht nga kryeqytetasit është marr vesh me Llapin pasi edhe më herët qarkullonte ky lajm se Begolli do të përfundoj te skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina. /Korneri.net

Artikulli paraprakBota është duke u befasuar me cilësitë e tij! Mbajeni mend këtë emër….
Artikulli tjetërZyrtare: Talenti shqiptar transferohet te Juventusi