Sipas Espn, Manchester United ka vendosur Dayot Upamecano, mbrojtësin qendror të RB Leipzig, në krye të listës së dëshirave të tyre.
Mezut Ozil nuk dëshiron të largohet nga Arsenali, përkundër ofertave të pasura nga Katari dhe Arabia Saudite. Telegraf raporton lajmin.
I skadon kontrata në vitin 2022, andaj Hugo Lloris negocion rinovimin e kontratës me Tottenham. Nga ana tjetër Spurs kërkojnë sulmuesin norvegjez të Bournemouth, Josh King.
Për mbrojtësin e djathtë të Norwich Max Aarons në garë serioze janë Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen. Për bavarezët është alternativa thetër Dest.
Sipas shtypit spanjoll Gareth Bale nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid. Ai dëshiron të respektojë kontratën që i skadon në vitin 2022. /Korneri.net