Rinovimi i Fikayo Tomorit deri në vitin 2027 duket se po afrohet gjithnjë e më shumë.

Takimi mes drejtuesve të Milanit dhe agjentëve të mbrojtësit, i cili zgjati mbi tre orë, ishte pozitiv, por ende jo vendimtar për arritjen e nënshkrimit, përcjell Korneri.net

Sipas informacioneve të fundit nga Italia, Tomori pritet ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2027, në mënyrë që t’i largojë klubet tjera evropiane që eventualisht kërkojnë shërbimet e tij. Klauzola e lirimit do të ishte rreth 100 milionë euro.

Përveç Tomorit, te Milani po punojnë edhe për rinovimin e Rade Kruniçit, për të cilin ka një optimizëm të madh për suksesin e operacionit. Në fakt, marrëveshja mes palëve pritet të realizohet shumë shpejt për shkak të skadimit të kontratës aktuale në vitin 2024, andaj lojtari pritet të zgjasë deri në vitin 2026 ose 2027. Në ditët në vijim është planifikuar një takim i ri mes drejtuesve të kuqezinjve dhe afjentëve të lojtarit. /Korneri.net

Artikulli paraprakKaos te Barcelona, ​​klauzola e Kessie dhe Christensen i lejon ata të largohen falas pas një jave
Artikulli tjetërBarcelona i premtoi Xavit se së shpejti do ta zgjidhë situatën me lojtarë të rinj