Një lajm i keq ka ardhur për Senegalin, pasi mbrojtësi i djathtë, Bouna Sarr, ka thyer një tendinë në gjurin e majtë dhe për këtë do t’i duhet të qëndrojë jashtë Botërorit “Katar 2022”.

30-vjeçari priteshe të ishte një prej titullarëve të Senegalit në këtë Botëror dhe shihej si një pjesë kyçe nga trajneri Aliou Sise për të arritur objektivin e kombëtares në Katar.

Ai gjithashtu pritet të mos jetë i gatshëm për Bajernin për një periudhë të gjatë kohe, pasi do t’i duhen disa muaj për t’u riaftësuar.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakShtyrja e ndeshjeve prej ndarjes nga jeta të Mbretëreshës, kaos me kalendarin, zgjidhjet të vështira  
Artikulli tjetërDrejtuesit nuk e mohojnë shitjen e Interit, Marota: Nuk është kompetenca ime, por…