Alessio Romagnoli mungon në ndeshjen Lazio-Milan, që zhvillohet të hënën mbrëma nga ora 20.45 në kuadër të xhiros së 24-të, në Serie A. Mbrojtësi i rosonerëve ka pësuar lëndim në kofshën e këmbës së djathtë në ndeshjen kundër Bolognas, dhe do të mungoj së paku dy javë e që nënkupton se Romagnioli nuk do të mund të luajë as në ndeshjen Milan –Fiorentina dhe ndoshta Sassuolo –Milan. Në ndeshjet e ardhshme qendra e mbrojtes do të jetë e ndërtuar me dyshen Gomez-Zapata, pasi edhe Paletta është i ndëshkuar me karton të kuq.