Barcelona pranë akordit me Choco Lozano. Katalanasit janë pranë trasnferimit të sulmuesit 24-vjecarë të Tenerifes. Marrëveshja pritet t’i kushtojë klubit blaugrana 1.3 milionë Euro. Lozano në 34 takime të luajtura ka arritur të realizojë 10 gola.
E ardhmja e Jozabed mund të jetë sërish tek këta tek Celta Vigo. Kartoni i Jozebed është në pronësi të Fulham. Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për ta transferuar përfundimisht futbollistin në radhët e klubit spanjoll për shumën e 5 milionë Eurove.
Adrian Gonzales është prezantuar përpara tifozëve të Malagas. Mesfushori 29-vjecar u shpreh se ndihet i kënaqur për arritjen e marrëveshjes dhe se do të japë maksimumin për skuadrën e tij të re.
Villareal ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë Eurosh për Cedric Bakambu. Klubi spnajoll e cilëson si shumë të rëndësishëm futbollistin dhe se largimi i tij mund të vijë vetëm nëse paraqitet ndonjë ofertë e lartë. Për ta lënë të lirë Villarreal kërkon 35 milionë Euro.
Raporti: Supersport.al