Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey, nuk ka luajtur asnjë minutë me fanellën e Topçinjve që nga muaji gusht, kur ishte lënduar në ndeshjen hapëse të Premier Ligës ndaj Liverpoolit të cilën ekipi londinez e kishte humbur 3:4.
Ramsey tani është rikuperuar plotësisht dhe është ftuar për ndeshjen ndaj Sunderlandit që Arsenali e zhvillon në fundjavë. Rreth gjendjes së lojtarit ka folur trajneri Arsene Wenger: “Ramsey është mirë dhe do të jetë me pjesën tjetër të ekipit për ndeshjen ndaj Sunderlandit”, ka treguar francezi.
Ai po ashtu ka konfirmuar edhe rikthimin e sulmuesit francez Olivier Giroud, i cili po ashtu është përballur me lëndime në këtë fillim të stinorit.