Ylli kosovar i skuadrës turke Kasimpasa, Loret Sadiku, ka munguar në ndeshjen e parë eliminatore të Kosovës në Finlandë, por mbrojtësi pritet të mungojë edhe në takimin e 6 tetorit në Shkodër në takimin me Kroacinë, raportojnë mediat turke.

Raportohet poashtu se ku Sadiku pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit kampionale me ekipin e tij Kasimpasha, ku u transferuar vetëm javë më parë nga Mersin.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar mjeku i klubit, Cem Ergenç pas incizimit të thellë tha se ka vrejtur një lëndim në gjurin e majtë dhe kjo mund ta mbajë atë 4-6 javë jashtë fushës.

Artikulli paraprakKb Tirana kërkon suksesin në BIBL, por grupi me dy skuadra kosovare nuk..?
Artikulli tjetërJa pse Mario nuk mban me numrin 45