Lajm shokues dhe tronditës për tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës sapo është dhënë nga rrjetin social “Facebook” nga kryetrajneri Ismet Munishi, i cili përmes një postimi ka bërë të ditur që për arsye personale do të largohet nga posti i trajnerit të skuadrës gjakovare.

Ja postimi i Munishit:

“Jom lodhë. Ju bëj me dije te gjithve, se prej neser gjindem ne pushim deri sa te pushoj. I falemderoj lojtaret qe deri pardje ishin shume korrekt. Stafin e mrekullueshem Luanin Haxhin dhe Vetonin. Kryetarin Shkelzen Gashi I cili me shume sakrific e mban klubin. Tifozet e klubit Kuqezinjet e Jakoves dhe 1927. Shume suksese, isha krenar sa isha trener I Klubit me shume tradit Vellaznimit.” shkruan Munishi në rrjetin social Facebook.

Vërejtje: Postimi i Munishit është i paredaktuar, në mënyrë që të ruhet origjinaliteti i lajmit./Korneri.net.

Artikulli paraprakNuk e di çfarë po ndodh me Kosovën, Celina është larguar nga grumbullimi
Artikulli tjetërObiliqi deri në mars me stadium modern! Të hënen do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet KK së Obiliqit dhe FFK-së