Sipas informacioneve në të fundit në mediat italiane, i shumëkërkuari nga Milan, mesfushori kroat i Fiorentinës, Milan Badelj, mund ti bashkohet Interit gjatë merkatos së janarit, pasi “zikaltrit” i kanë ofruar “Violas” sulmuesin malazias, Stevan Jovetic.

Jovetic ishte pjesë e Fiorentinës para se të kalonte në ishull te Manchester City, kurse në Firencë ai është i adhuruari i tifozërisë, kështu që mediat italiane janë të sigurta se shkëmbimi Jovetic – Badelj mund të përmbyllet në mënyre pozitive.

Artikulli paraprakMartohet më në fund Carlos Tevez
Artikulli tjetërJuventus – Milan, “bardhezinjët” favorit të mëdhenjë për ta fituar “Superkupën e Shkretëtirës”