Dopingu trondit sërish sportin në Rusi. Një vit nga Botërori që do të zhvillohet pikërisht në këtë vend është publikuar një tjetër skandal.
Sipas “Daily Mail” 23 lojtarët e Kombëtares së Rusisë që morën pjesë në Botërorin 2014 janë vënë nën hetim nga FIFA për doping. Atyre u shtohen edhe 11 lojtarë të tjerë profesionistë dhe në këtë mënyrë, lista shkon në 34 lojtarë të hetuar.
Problemi bëhet serioz pasi 4 nga lojtarët e Rusisë së Botërorit 2014 janë aktualisht pjesë e skuadrës, madje u aktivizuan në Kupën e Konfederatave.
Bëhet fjalë për Kanunnikov, Glushakov, Akinfeev e Samedov. Në Brazil 2014, Rusia bëri një paraqitje të dobët duke mos arritur ta kalonte fazën e grupit me vetëm dy pikë të grumbulluara në 3 ndeshje të luajtura dhe në drejtimin e saj ishte trajneri italian, Fabio Capello.