Lajmi i mbrëmjës padyshim se është ai që është shpërndarë nga faqja “Milan News”, e cila bazohet nga situata brenda klubit 18-herë kampion në Serie A e që ka të bëjë me merkaton, shkruan “Korneri.net”.

Janë disa emra që vazhdojnë të spekulohen, mirëpo emri i fundit është hiq më pak se ai i yllit të Juventusit, Paulo Dybala.

Madje sipas “Milan News”, zyrtarët kinez të Milanit thuhet se kanë pyetur zyrtarët e Juventusit për çmimin e saktë të Dybalas.

Mbetet të shihet se cili do të jetë zhvillimi i ardhshëm sa i përket këtij këtij spekulimi, mirëpo një gjë ështe e sigurtë se për Milanin janë duke ardhur ditë të mira.

Artikulli paraprakFormula 1, Vettel triumfon në Bahrein
Artikulli tjetërBarcelona shpreson 4:0! Juventusi herën e fundit ka humbur me këtë rezulutat…