Rekordemi xhamajkan, Usain Bolt, ka konfirmuar se do të garojë në 100 metra dhe 4 x100 metra në Botërorin në Londër, në muajin gusht, në garën e tij të fundit para pensionimit.

Bolt, medalist i tetëfishtë i artë olimpik dhe një ikonë e botës së sportit, ka pasur një prej karrierave më të shkëlqyera në histori të atletikës. “Synimi im është të fitoj në Londër. Dua të tërhiqem nga sporti me fitore”, ka thënë atleti xhamajkan para Botërorit të atletikës, i cili nis më 4 dhe mbyllet 13 gusht./Korneri.net.

Artikulli paraprakBacca gjithnjë më afër Ligue1
Artikulli tjetërChampions Cup: Barcelona falë shkëlqimit të Neymar e fitoi spektaklin ndaj Juventusit