Bayern Munchen në fushë po shkëlqen dhe trajneri italian, Carlo Ancelotti, duhet të ndihet krenar për rezultatet që po arrin skuadra e tij gjatë kësaj periudhe. Megjithatë problemet më të mëdha janë në infiermieri. Pas portierit Manuel Neuer dhe brazilianit Douglas Costa, në listën e lojtarëve të lënduar së fundmi ka përfunduar edhe Thomas Muller.

Sipas mediave gjermane, Thomas Muller ka pësuar një lëndim dhe do të humbasë dy sfidat e ardhshme të Bundesligës, duelin e mesjavës ndaj Hoffenheim-it dhe klasiken ndaj Dortmundit që do të zhvillohet në fundjavë.

Artikulli paraprakRakitic dënohet nga RFEF?
Artikulli tjetërZyrtare: Ky është vendimi për ndeshjen që dyshohet për kurdisje, Besa – Trepça