Skuadra e Arsenalit e ka nisur ditën e sotme me një lajm të madh për tifozët e saj pasi Francis Coquelin, Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin nga veriu i Londrës.

Lajmi është zyrtarizuar pak minuta më parë nga skuadra e Arsenalit e cila në këtë mënyrë refuzon ofertat e shumta në drejtim të Giroud, Koscielny dhe Coquelin, shkruan SYRI.net.

“Francis Coquelin, Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny kanë rinovuar kontratat e tyre me skuadrën e Arsenalit. Olivier Giroud ishte golashënuesi ynë më i mirë në 2015/16 me 24 gola në të gjitha garat. Ai ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer këtë sezon me nëntë gola deri më tani. Laurent Koscielny është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë që do të jete pjesë e Arsenalit ndërsa Francis Coquelin është një shtyllë e rëndësishme e mesfushës”, thuhet në reagimin zyrtar të Arsenalit.
Kujtojmë që kohët e fundit shumë klube të mëdha evropiane kërkonin shërbimet e Giroud, Koscielny kërkohej nga kampionët në fuqi të Leicester Cityt, ndërsa për Francis Coquelin interesohej Stoke City.

Artikulli paraprakSigal Prishtina sonte sfidohet nga Kozuv-i
Artikulli tjetërInter e ka seriozisht, ofertë rekorde për Marco Verratti