Po largohet edhe futbollisti më i mirë në Premier League.
Pas disa lojtrarëve që bënë emër në futbollin anglez si Luka Modric, Gareth Bale, Luis Suarez apo edhe Philippe Coutinho, një tjetër yll i madh ndoshta edhe më i madhi do të largohet nga Anglia, përcjell Korneri.net
Ardhmëria e tij, kuptohet do të jetë La Liga, apo më saktë Real Madridi.
Sipas “Don Balon”, Muhamed Salah është dakorduar me klubin mbretëror dhe se ai nga viti tjetër do t’i bashkohet madrilienëve për një shumë rekorde që Florentino Perez ka bërë gati për shërbimet e tij.
Thuhet se shifarat janë marramendëse, por më parë Perez duhet t’i shesë disa nga yjet e skuadrës.
Në Spanjë po quhet si punë e kryer, ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim nga mediat britanike apo vetë klubi Liverpool. /Korneri.net