Për shkak të formës së shkëlqyer që po kalon me skuadrën e Milanit, portieri italian Gianluigi Donnarumma megjithëse është vetëm 18 vjeç, tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha europiane.

Së fundmi raportohet se Gianluigi Donnarumma do të nënshkruajë kontratë të re me Milanin, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Javët e ardhshme klubi kuqezi pritet t’i paraqesë mbi tavolinë kontratën e re portierit të talentuar.

Kujtojmë që Juventusi ka kërkuar me insistim Donnarumma i cili shihet si pasardhës i Buffonit që është në fund të karrierës.

Artikulli paraprak“Marca” e zbulon trajnerin e ri të Barcelonës
Artikulli tjetërSka Ligë të Kampionëve: Punë e madhe thotë Man Utd