Roma dhe Kevin Strootman së bashku përpara. Zyrtarët e klubit italian e blinduan mesfushorin holandez i cili ka hezituar fare e vazhdoi kontratën. Strootman nënshkroj deri më 2022, ndërsa i kënaqur me marrëveshjen e re ai u shreh: “E vazhdova kontratën dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Dua që të fitoj me Romën dhe mendoj se nuk jemi larg. E tërë Roma ishte me mua në kohën sa isha i lënduar, dhe ndihem shumë i lumtur që do të mbetem edhe gjatë këtu” deklaroi Strootman që ishte në shoqëri me dy personat e lartë të Romës për transferime, Umberto Gandini dhe Monchi. /Korneri.net

Artikulli paraprakGjashtë “mallkimet” e Realit në Cardiff
Artikulli tjetërMancini trajner i ri i skuadrës ruse Zenit