Portieri anglez, Joe Hart, u largua në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për tek Torino, pasi që nuk bënte pjesë në planet e Pep Guardiola.

Manchester City e huazoi atë tek Torino në Itali, kurse në vendin e Hart solli në skuadër Claudio Bravon e Barcelonës, i cili deri më tani ka zhgënjyer me paraqitjet e tij në Angli.

Në një intervistë për ESPN ai ka thënë se City po mendon që ta shesë gjatë verës dhe jo ta kthejë sërish në ekip.

“Nuk besoj se do të kem mundësi të kthehem. Me shumë gjasë më duhet të gjejë një klub të ri. Momentalisht jam mirë te Torino”, ka thënë portieri i kombëtares së Anglisë.

Ky lajm nuk do t’i pëlqejë tifozëve të Cityt të cilët e kërkojnë me ngulm rikthimin e tij në skuadër.

Artikulli paraprakPunë e kryer: Zarate largohet nga Fiorentina, ja skuadra e tij e re
Artikulli tjetërMbrojtësi fantastik i Liverpool shumë afër Milanit! Dallimi në vetëm 5 mln euro, prezantimi javën e ardhshme?