Sipas informacioneve më të fundit në mediat italiane dhe franceze, kampioni në Ligue 1 Paris Saint-Germain kërkon portierin slloven të Inter, Samir Handanovic.
Raportohet poashtu se tashmë kanë filluar kontaktet e para ndërmjet zyrtarëve të PSG dhe agjentit të lojtarit, kurse Handanovic mund të zbarkojë në “Parc des Princes” pas insistimit të trajnerit Unai Emery.