Nga San Siro, vjen një lajm i keq për Manchester United.

Qendëmbrojtësi Raphael Varane, e ka lëshuar fushën në pjesën e parë të ndeshjes finale të Nations League, ndërmjet Spanjës dhe Francës, shkruan Korneri.net

Gjatë një vrapimi drejt topit, Varane pësoi lëndim apo zgjatje të muskulitm dhe pas dy tre minutash, ai u detyrua të largohet nga fusha e lojës për t’ia lëshuar vendin anëtarit të Bayern Munich, Dayot Upamecano.

Sipas asaj që u pa në TV, Varane ka zgjatur kofshën e këmbës së djathtë, lëndim që ende nuk është konstatuar se sa është serioz, por frika është prezente te klubi anglez, pasi lëndimet e tilla mund ta lënë lojtarin jashtë akcionit për së paku tri javë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here