Nga e diela nuk përfundojnë lajmet e këqija për Interin. Së pari e humbën derbin më të madh italian nga Juventusi  1:0 pas shumë e shumë protestave dhe zërave për referim, në duelin ku Perisic dhe Icardi u përjashtuan nga gjyqtari shkaku i sharjeve që i bënë Nicola Rizzolit me ç’rast u dënuan me nga dy ndeshje moslojë, kurse më pas në lëndim u ankua edhe Marcelo Brozovic.

Mjekët e klubit konstatuan se mesfushori kroat ka thyer gishtin e katërt të këmbës së djathë dhe nuk do të luajë një muajë që nënkupton se ai mungon në derbin tjetër të madh kundër Romës me 26 shkurt.

Pikërisht në momentin kur Inter fluturonte nëpër fushat italiane duke realizuar shtatë fitore rresht dhe iu afrua zonës Champions League, tash në mungesë të tyre do ta ketë shumë më vështirë të gjejë rezultate pozitive dhe ta mbaj hapin me Napolin dhe Romën.

 

Artikulli paraprak“Shkatërruesi” i quajtur Guardiola! Shaqiri në mesin e shumë yjeve qe u’a “shkatërroi” karrierën!
Artikulli tjetërReal, 500 mln euro për imazhin në internet