Lajmin e largimit të Milot Rashicës nga Shqipëria për të përfaqësuar Kosovën e ka ndjekur menjëherë një largim tjetër.

Alban Meha me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e trajnerit Bunjaki dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Meha ishte një nga afrimet e para të De Biazit te Shqipëria, por më pas mes tyre filluan konfliktet derisa futbollisti u la jashtë EURO 2016 edhe pse kishte bërë një sezon shumë pozitiv në Turqi.

Artikulli paraprakZyrtare: Rashica i thotë PO Kosovës
Artikulli tjetërMesazhi i Rashicës drejtuar tifozëve Kuqezi