Një lajm i madh për skuadrën prizrenase Liria dhe për vetë tifozët e vet.
Trajneri i ri Blendi Shkëmbi dëshiron të përforcihet edhe më tutje me lojtarë nga të gjitha viset shqiptare, dhe sipas informacioneve të Korneri.net, ai është afër që të merr me vete shokun e tij dhe mbrojtësin me përvojë të madhe Endri Vrapi, shkruan Korneri.net.

Ditëve të ardhshme pritet konfirimi zyrtar i klubit, pasi thuhet se gjithçka ka përfunduar pozitivisht dhe palët janë dakorduar për këtë transferim që do të ishte shumë i madh për Lirinë, pasi dihet se Vrapi ka luajtur në shumë skuadra shqiptare që nga Partizani, Tirana dhe Skëndërbeu ndër të tjera. /Korneri.net

Artikulli paraprakVerratti mbetet vetëm një dëshirë! Barcelona ka zbuluar planin “B”
Artikulli tjetërEkskluzive:Faktori Munishi, Vëllaznimi me dy superpërforcime