Menjëherë pas largimit të Milaim Zuzakut nga stoli i skuadrës së Dritës, redaksia e Korneri.net, është interesuar të kuptoj se kush mund të jetë pasardhësi i tij.
Sipas informacioneve të sigurta brenda klubit që ka siguruar Korneri.net, janë katër emra që pritet ta zëvendësojnë Zuzakun në postin e trajnerit.

Pas mbledhjes së mbajtur dje, por edhe pas direktivave që kanë marr edhe nga presidenti i klubit që për momentin nuk gjendet në Kosovë, Drita ka kontaktuar tre trajner. Klodian Duro, Bekim Isufi dhe ish-përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjakin, ndërsa gjatë ditës siç mësuam sot, do të kontaktohet edhe Afrim Tovërlani.

Njëri prejt tyre do të emërohet më së largu deri të hënën trajneri i ri i Dritës për të cilin do t’iu njoftojmë menjëherë pasi të zyrtarizohet.
Nuk mund të thuhet se cili prej tyre ka përparësi apo gjasa më të mëdha, sepse do të diskutohet detajisht me të gjithë këta trajner për tu marr vendimi në fund. /Korneri.net

Artikulli paraprakNdeshjen e 600-të me Barcelonën, Messi nuk e “kurorëzon” me gol, por me….
Artikulli tjetërNuk do të shpëtojnë as futbollistët e Dritës