SHPËRNDAJE

Sipas raporteve më të fundit në mediat gjermane, sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez, tashmë mund të konsiderohet si përforcimi i madh i gjigantit bavarez Bayern Munchen, pasi negociatat kanë shkruar deri në atë pikë që marrëveshja mes klubeve mund të quhet 90% e përfunduar, raporton “Korneri.net”.

Këtë lajm e konfirmojnë edhe mediat angleze, madje atje këto të fundit bëjnë të ditur se zëvendësuesi i Sanchez është sulmuesi brazilian Hulk, i cili do të transferohet në Londër menjëherë pas hapjes së merkatos verore./Korneri.net