Sipas raporteve të mediave britanike, Arsenal në merkatos e verës së ardhshme do tentojë transferimin e sulmuesin e Milanit, Andre Silva, shkruan “Korneri.net”.

“Topçinjtë” e konsiderojnë portugezin si një kandidat potencial për të zëvendësuar Alexis Sanchez që në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga skuadra londineze.

Nga ana tjetër mediat italiane bëjnë të ditur se nëse Milani nuk e mbyll mirë këtë sezon, kuqezinjtë do ta kenë të vështirë të mbajnë në ekip 21-vjeçarin dhe Arsenal do ta ketë më të lehta ta transferojë në Londër./Korneri.net.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Real Madrid – Tottenham
Artikulli tjetërFitorja më e madhe e Liverpool në histori të Champions League, deklasohet edhe Sevilla