Sipaa raporteve të mediave britanike, David De Gea thuhet se dëshiron të largohet nga Old Trafford verën e ardhshme pas shtatë vjetësh të kaluar me Djajtë e Kuq.

Portieri spanjoll, dëshiron të rikthehet në vendin e tij, me Real Madridin që e kërkon prej kohësh.

Kjo ka bërë që trajneri Jose Mourinho, të nis punën për të sjellë zëvendësimin të De Geas.

Trajneri portugez ka qenë në kontakt me Gianluigi Donnarumman për të vendosur portierin e Milanit si zëvendësues të David de Gean në Manchester United.

Për të arritur të De Gea, Manchester United nuk do ta ketë aspak e lehtë pasi do të përballet me një konkurrencë të fortë të skuadrave tjera të mëdha nga Evropa.

Ndryshe, Donnarumma ka një klauzolë në kontratën e tij, ku largimi i tij mund të ndodh në rast dështimi për kualifikim në Ligën e Kampionëve nga Milani këtë sezonë./Korneri.net.

Artikulli paraprakDi Maria në Serie A? Nuk do ta besoni se sa mln euro kërkon PSG
Artikulli tjetërArsenal dhe Manchester City për “gjah” në Amsterdam