Sigurisht se një transferim si Douglas Costa nga Bayern te Juventus kishte jehonë të amdhe pasi braziliani është futbollist i jashtëzakonshëm dhe shumë i talentuar, andaj pak kush ka mundur të besonte se bavarezët do ta lironin lojtarin edhe pse shkoj tek kampionët italian në formë huazimi, shkruan Korneri.net.
Por, kjo nuk është e tëra sa i përket biankonerëve të cilët sërish kërkojnë lojtar nga Bayer. Këtë herë fjala është për qendëmbrojtësin fenomenal Mats Hummels për të cilin Bayern paska kërkuar 50 milionë euro. Kjo shumë për Juventusin nuk është asgjë duke e ditur se i duhet dikush me çdo kusht në vend të Leonardo Bonuccit të larguar. /Korneri.net