Yi Jianlian rikthehet në NBA pas katër viteve për të nënshkruar me skuadrën e Los Angeles Lakers. Vigani kinez është prezantuar para klubit dhe gazetarëve me fanellën me numrin 11, duke premtuar se do të jetë ai pasardhësi i Yao Ming në basketbollin amerikan. Ishte trajneri Luke Ëalton ai që vendosi për transferimin e kinezit, ndërsa për mediat amerikane rikthimi i tij në NBA mund të rezultojë një lëvizje e dështuar. Pikëpyetjet më të mëdha lidhen me formën e tij pas katër viteve aktivizimi në Kinë me Guandong Southern Tigers edhe pse në të shkuarën në NBA ka mbajtur të veshur fanelat e Milwaukee Bucks, Neë Jersey Nets, Washington Wizards and Dallas Mavericks.