“Pikë së pari, s’do ta quaja të jashtëzakonshme fitoren kampionale me Trepçën, sepse ndeshja zhvillohet 90 minuta, plus shtesa edhe pse ne e kishim dominuar pjesën e parë duke krijuar edhe disa raste dhe ta kryenim ndeshjen shumë më herët. Dhe, për ne, ndeshja me Trepçën ka përfunduar. Kurse, tani në ndeshjen me Besën, nëse duam ta fitojmë Kupën dhe të dalim në Evropë, atëherë duhet kaluar Besën dhe ta marrim trofeun e Kupës, edhe pse as gara për titull ende s’është mbyllur, sepse ka ende shumë lojë. Por, duhet pranuar që Kupa është rruga më e shkurtër për Evropë. Pra, në Pejë udhëtojmë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale dhe këtë duhet ta kemi në mendje të gjithë futbollistët. Duhet angazhim maksimal që ta mposhtim Besën, përshkak se kanë ekip të mirë dhe po luajnë futboll shumë të mirë”, ka thënë mbrojtësi, Liridon Leci./prishtinafc/

Artikulli paraprakMessi nuk e don yllin e Liverpool te Barcelona
Artikulli tjetërNesër dalin në shitje biletat e ndeshjës Kosovë – Island