Në Nyon të Zvicrës është hedhur zyrtarisht shorti i Champions Leagues ku fati ka rezervuar përballje të forta.
Goglat vendosën këto përballje në çerekfinale të Championsit: Atletico Madrid – Leicester City, Borussia Dortmund – Monaco, Bayern Munich – Real Madrid, Juventus – Barcelona.
Takimet e para luhen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill. Ndeshjet e kthimit janë në program një javë më pas (18 dhe 19 prill).