Për Russell Westbrook nganjëherë thuhet se luan me vetëvetën. Por, kur luan ashtu si mbrëmë atëherë më mirë që të merr lojën në duart e tij.
Oklahoma City deri në tre minutat e fundit ishte duke humbur nga Dallas 91:78, dhe në ato momente në skenë doli Westbrook që shënoi 12 pikë nga 14 të fundit, pasi dy pikë të tjera i realizoi Adams pikërisht pas një topi të dëbuar nga Westbrook.
Mavericks nuk kishin asnjë përgjigje në këtë lojë të tij, dhe në këtë mënyrë Westbrook ia solli fitoren skuadrës së tij 92:91. Kjo ishte hera e 37. për Westbrook që realizon triple-double pasi ndeshjen e mbylli me 37 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime.
Nga ana tjetër te Dallas me nga 15 pikë secili më të mirët ishin, Nerlens Noel dhe Wesley Mattweus.
Kampioni aktual Cleveland Caveliers u deklasua nga San Antonio me rezultat 103:74, duke dëshmuar edhe njëherë se sivjet nuk kanë asnjë gjasë që të shkojnë më larg se në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Lider i Spurs ishte sërish Kawhi Leonard me 25 pikë, derisa Lamarcus Aldridge dhe Paul Gasol i shtuan nga 14 pikë secili. Te Cavs vetëm dy basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, rekord ky negative që nuk është parë me vite të tëra. LeBron James shënoi 17 pikë, kurse Klay Thompson 11.
Rezultatet e mbëmjes në NBA:
New York – Detroit 109:95
Toronto – Orlando 131:112
San Antonio – Cleveland 103:74
Dallas – Oklahoma 91:92
Sacramento – Memphis 91:90
Utah – New Orleans 108:100