Pas dorëheqjës së Sadat Pajaziti nga posti i kryetrajnerit të FC Drita, skuadra gjilanase që e ka nisur keq edicionin e ri ka mbetur pa timonier. Por, kjo situatë nuk pritet të vazhdojë gjatë dhe gjithçka pritet të rregullohet shpejtë, pasi drejtuesit e ‘Intelektualëve’, qysh tani janë vënë lëvizje për të siguruar pasuesin e Pajazitit, që skuadrës t’ia, rikthejë fitoret. Burime të Korneri.net, mësojnë se kandidat potencial të vihet në krye të skuadrës është Ismet Munishi, i cili aktualisht është i papunë, pas prishjës së marrëveshjes me Hajvalinë.

Drita gjatë këtij edicioni pas pesë javëve të zhvilluara aktualisht ka vetëm 3 pikë. Ndërkohë gjilanasit presin këndelljen qysh nga java e ardhshme ndaj Besës në Pejë, e që nuk do të jetë punë aspak e lehtë.

Artikulli paraprakMilan, kinezët qetësojnë tifozët
Artikulli tjetërBefason Buffon, ja çfarë thotë për Interin