Antonio Conte është shumë afër të marrë në duart e tij një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni, Achraf Hakimi.

Mbrojtësi i djathtë maroken i lindur më 1998 në pronësi të Real Madridit, ka luajtur një sezon të shkëlqyer në Borussia Dortmund (8 paraqitje dhe 4 gola në Champions League, plus 5 gola të tjerë dhe 10 asistime në Bundesligë), por pavarësisht kësaj, Reali i beson më shumë mbrojtësit  Carvajal në atë rol, andaj lojtari pranoi ofertën e Interit, përcjell Korneri.net

Lojtari i tha po projektit të gjigantit italian, me një marrëveshje  e cila do të mbajë marokienin në Inter deri më 2025, ndësraa klubi spanjoll do të përfitojë nga shitja e kartonit të tij 40 milionjë euro. Pa asnjë dyshim, ky transferim mund të quhet më i madhi deri tash në Evropë. /Korneri.net

Artikulli paraprakGjyqtarët e ndeshjeve të Superligës
Artikulli tjetërCancer Man Dating Libra Woman