Derisa te Barcelona po bëhen gati për emërimin e presidentit të ri, ata vazhdojnë të punojë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe tema kryesore dhe primare është transferimi i një sulmuesi.

Përveç holandezit Memphis Depay që ishte i pari në listë apo më vonë edhe emri i Erling Haaland, problemet financiare e bën të vetën dhe këto operacione u ndalën, përcjell Korneri.net

Sigurisht se ka edhe zgjidhje tpër repartin e avancuar dhe një nga emrat e fundit është i suedezit Alexander Isak, sulmuesi i Real Sociedadit. Sipas asaj që shkruan “ESPN”, katalunasit kanë nis interesimin për të që nga muajt e fundit të vitit që e lam pas, edhe për dhkak moshës së re dhe talentit që posedon lojtari. Këtë sezon ai ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here